E shtunë, 24 Maj, 2025

“Është diçka shumë e thjeshtë” – Jahja Koka tregon si funksionon ChatGPT

Në një ligjëratë për platformën “Inteligjenca n’3D”, astrofizikani Jahja Koka shpjegoi në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme si funksionon ChatGPT dhe pse po konsiderohet një nga zbatimet më të fuqishme të inteligjencës artificiale. Ai ofron një pasqyrë të thjeshtuar por domethënëse mbi mënyrën sesi ky sistem përpunon të dhëna dhe jep rezultate që po ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e shumë profesioneve.

Sipas Kokës, ChatGPT funksionon përmes përzgjedhjes së informatave nga interneti dhe nxjerrjes së atyre më të rëndësishme bazuar në “pesha statistikore”. Ai e përshkruan këtë proces si një ndërtim të thjeshtë, por me rezultate jashtëzakonisht të dobishme për përdoruesit.

“ChatGPT është punë e thjeshtë. Merren informacionet në oqeanin informativ të internetit, merren ato informacione… në nivel me ‘weight’, me atë peshën statistikore nxirren ato relevante edhe konstruktohet dhe del output-i… Prandaj, nuk është diçka shumë e madhe ChatGPT, por po shihni sa është e vlefshme”, shpjegon Jahja Koka.

Ai ilustron ndikimin e ChatGPT në fusha të ndryshme si matematika dhe arkitektura, ku zgjidhjet që më parë kërkonin ditë pune tani realizohen për disa minuta. Kjo sipas tij nënkupton transformimin e shumë profesioneve – numër i madh i tyre madje do të zhduken.

“Ti merr një detyrë matematikore që ju duhet, ti menjëherë e jep, e ai ta jep rezultatin… ose jepja një skicë të objektit që duhesh me punu arkitekti ndoshta tre-katër netë, t’i jepja, e ta jep për dy-tre minuta. Këto lëmi profesionale do të vdesin”, thekson Koka.

Duke u ndalur te fuqia e inteligjencës artificiale për të analizuar në mënyrë simultane dimensione të ndryshme, Koka veçon se kjo i jep AI-së një përparësi të jashtëzakonshme në fusha si diagnostifikimi mjekësor, duke ofruar saktësi që shpesh e tejkalon edhe ekspertin njerëzor.

“Me shpallë njeriun për kancer ose për tumor, duhen shumë dimensione të analizohen, e inteligjenca artificiale në mënyrë simultane i analizon të gjitha dimensionet. Prandaj, diagnoza që e jep ajo, ka probabilitet shumë të madh të jetë e saktë”, deklaron ai.

Në fund, ai përmend edhe miliarderin Elon Musk, i cili sipas tij ka të drejtë kur thotë se vetëm dy profesione do të mbijetojnë përballë zhvillimeve të AI-së: fizikani dhe programeri.

“Elon Musk thotë dy profesione s’do të vdesin me zhvillime të inteligjencës artificiale: një është fizikani, e dy është programeri… përkundrazi rritet kërkesa”, përfundon Jahja Koka.

Deklaratën e plotë të astrofizikanit Jahja Koka në Inteligjenca n’3D, e gjeni në videon më poshtë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 më të lexuarat këtë javë

Të ngjashme

Top 5 This Week

spot_img

Related Posts

Popular Articles