E shtunë, 24 Maj, 2025

A mund ta imitojë AI inteligjencën emocionale? – Astrofizikani befason me përgjigjen

Në ligjëratën e tij për “Inteligjenca n’3D”, astrofizikani Jahja Koka hedh dritë mbi dallimin mes inteligjencës kognitive dhe asaj emocionale. Ai argumenton se suksesi i njeriut nuk varet vetëm nga IQ-ja, por kryesisht nga forca emocionale – një fushë ku makinat nuk mund ta arrijnë kurrë njeriun.

Sipas Kokës, truri i njeriut funksionon përmes dy shtyllave: pjesës kognitive dhe asaj emocionale. Ai e përshkruan emocionin si “klimën” që përcakton nëse një individ është në gjendje të aktivizojë inteligjencën e tij për të vepruar apo jo.

“Truri i njeriut i ka dy aftësi: pjesën kognitive dhe emocionale. Pjesa emocionale… është klima që gjenerohet. E ti në qoftë se don për ta mihë arën apo kositë livadhin, në qoftë se bie shi, s’pate klimë ti, nuk je gjendje ta realizosh dot”, shpjegon Koka.

Edhe pse për dekada është menduar se IQ-ja përcakton suksesin, Koka tregon se shumë njerëz me koeficient të lartë inteligjence nuk kanë arritur qëllimet e tyre – për shkak të mungesës së stabilitetit emocional. Konsistenca, vetëbesimi dhe përkushtimi janë më të rëndësishme se inteligjenca vetë.

“Del që shumë njerëz që kanë pasur këtë IQ, pra koeficientin e inteligjencës shumë të lartë, nuk kanë arritur suksese, për arsye se pjesa emocionale ka qenë jo e përshtatshme… Përkushtimi, konsistenca, vetëbesimi – këto janë determinante më tepër sesa inteligjenca”, tregon ai.

Kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale, Koka vlerëson se mungesa e ndjeshmërisë emocionale është ajo që e mban makinën gjithmonë prapa njeriut. Edhe pse teknologjia avancon, AI nuk do të jetë kurrë në gjendje të zëvendësojë thelbin njerëzor.

“Makina e cila pajiset me inteligjencë artificiale… për këtë pjesën emocionale është shumë problematike. Unë e besoj që inteligjenca emocionale është determinante që makina mos të arrijë aftësinë e inteligjencës natyrore… gjithmonë do të jetë shumë hapa mbas nesh”, thotë Koka.

Ai shton se, ndonëse disa ekspertë e paraqesin AI-në si rrezik për njerëzimin, ai personalisht nuk ndan këtë frikë. Përkundrazi, Koka beson se zhvillimi i saj do të jetë i dobishëm – nëse rinia motivohet ta ndjekë këtë fushë me pasion dhe përgjegjësi.

“Nuk konsideroj që do të jetë e rrezikshme, por mbi të gjitha, do të jetë e dobishme inteligjenca artificiale dhe zhvillimi i saj. Prandaj, sa më shumë t’i joshim të rinjtë, do të kemi një ardhmëni më të mirë kombëtare”, vlerëson Koka.

Deklaratën e plotë të astrofizikanit Jahja Koka në Inteligjenca n’3D, e gjeni në videon më poshtë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 më të lexuarat këtë javë

Të ngjashme

Top 5 This Week

spot_img

Related Posts

Popular Articles